Si po i lufton Dehli zhurmat ?

Në një Tweet që është bërë virale, Policia e Dehlit njoftoi se ka vendosur matës të zhurmës në çdo semafor  nëpër qytet të quajtur “Sinjalet ndëshkuese”.

Si arriti qyteti i tretë më i zhurmshëm në botë deri këtu .

Mbi 50 % e shurdhimeve të fëmijëve në Indi nuk kanë një shkak, veç zhurmave të mëdha të qytetit. Nga motorrat , triciklat, te festat e besimit qytetet e medha te Indise nuk flene thujse kurre.

Ndryshe nga shumë qytete të tjera të zhurmshme, në Dehli dhe Mumbai ishte shoqëria civile dhe vetë një pjesë e ndërgjegjësuar e komunitetit që ndërmorrën fushatat dhe veprimtaritë e para Kundra Zhurmës në 2010.

Sot mund të thuhet me plotë gojë se aktivizmi i tyre po shpërblehet.

Policia e Delhit ka filluar për herë të parë një fushatë për ndalimin e ndotjes së zhurmës në kryeqytetin kombëtar.

Për këtë qëllim, policia e Delhi po përdor matës të nivelit të zërit. Kjo është hera e parë që një makineri si kjo po përdoret nga policia.

“Mbi 50 % e shurdhimeve të fëmijëve në Indi nuk kanë një shkak, veç zhurmave të mëdha të qytetit”

— Jo zhurmes

Matësi i nivelit të zërit ka një sensor, i cili kap tingujt dhe kontrollon matjen e tij në decibel (dB). Sipas njoftimit të policisë së Delhi, parametrat për ndotjen akustike janë fikse. Matja duhet të jetë brenda 75 dB në zonat industriale gjatë ditës dhe brenda 70 dB gjatë natës. Në zonat komerciale, fiksohet në 65 dB gjatë ditës dhe 55 dB gjatë natës. Sa i përket zonave të banuara, matja maksimale e zhurmës është fiksuar në 55 dB gjatë ditës dhe 45 dB gjatë natës. Në zonat e heshtjes, zhurma duhet të jetë brenda kufirit prej 50 dB gjatë ditës dhe 40 dB gjatë natës.

Në rast se niveli i zërit është mbi këto kufij, policia mund të marrë masa ligjore. Veprimi mund të ndërmerret sipas Ligjit për Mbrojtjen e Mjedisit. Sipas ligjit, mund të ndërmerren veprime nëse tingulli i prodhuar nga boritë, motorrat, triciklat, punimet , nga DJ-të dhe muzika tejkalon nivelet e standardizuara.

Njoftime janë lëshuar nga policia sipas Rregullave të Ndotjes nga Zhurma (Rregullorja dhe Kontrolli) 2020. Sipas ligjit, gjykata vendos shumën e gjobës pasi policia dërgon shkeljen në gjykatë. Nëse vepra vërtetohet, ajo mund të çojë në një gjobë te përafërt me 11 Euro. Për shkelësit e përsëritur, mund të çojë në një gjobë prej 50 Euro. Ankesat sipas rregullave mund të paraqiten në një gjykatë civile.