Skuadra Ecovolis merr pjesë aktivisht në dëgjesën e I-rë publike mbi Planin Lokal të Veprimit për Zhurmat (2021-2026)

Në datën 1/11/2021, në mjediset e qendrës TEN, Bashkia e Tiranës realizoi dëgjesën e parë publike me shoqërinë civile, mbi draftin e Planit Lokal të Veprimit për Zhurmat (2021-2026). Ndërkohë që ka në plan të realizoj dhe 2 dëgjesa përpara se plani të kaloj për miratim në fund të muajit dhjetor në Këshillin Bashkiak të Tiranës; njëra me institucionet dhe tjetra me drejtoritë përkatëse të Bashkisë së Tiranës që do të jenë ato që do e venë në veprim planin.
Klodian Aliu bashkë me ekipin (të përbërë nga ekspert mjedisi, fizikant dhe ekspert ligjesh), është kotraktuar nga bashkia që të realizoj Planin Lokal të Veprimit për Zhurmat. Në këtë dëgjesë z. Aliu prezantoi problemet e konstatuara gjatë analizës së situatës.

Skuadra Ecovolis merr pjesë aktivisht në dëgjesën e I-rë publike mbi Planin Lokal të Veprimit për Zhurmat (2021-2026)

— JOZHURMES
  • Mungon Rregullimi i Zonimit Akustik;
  • Mungon Komiteti Këshillor për zhurmat
  • Izolimi Akustik i objekteve që po ndërtohen është neglizhuar;
  • Kapacitetet teknike dhe institucionale mungojnë,
  • Bashkitë nuk kanë kompetencë ligjore për të vepruar
  • Mungon koordinimi institucional, bashkitë duhet të kenë më shumë rol
  • Kur është dhënë leja, aktivitetet nuk kanë detyrim për zhurmat
  • Mungon databasa e zhurmave

Nga analiza rezulton se transporti është burimi kryesor i ndotjes akustike; më pas janë kantierët e ndërtimit; pajisjet elektromekanike (pompat, kondicionerët).

Plani parashikon vendosjen e tabelave sinjalizuese për zhurmat në hyrje të qytetit, krijimi i zonave të qeta pranë kopshteve, spitaleve, azileve etj., izolimin akustik për kopshtet dhe shkollat etj.

Në këtë takim mori pjesë dhe grupi që po punon në këtë fushë (i përbërë nga fizikantë, ekspertë ligjesh etj.), në kuadër të projektit: Politika mjedisore të veprojë realisht  ndaj ndotjes se zhurmës, këtij  armiku të padukshem të shëndetit publik, zbatuar nga Ekovolis, mbështetur nga Co-PLAN dhe financuar nga Bashkimi Evropian. Ened Mato, drejtor i Ekovolis kërkoi që Bashkia të jetë e para që të respektoj rregullat duke dhënë shembullin e saj; Polici bashkiak të vendosë gjoba pë zhurmat; të zbatohen oraret e lejuara të punimeve nga kantieret e ndërtimit; të bëhet një informim më i gjerë publik vecanërisht i 500 policëve bashkiakë; tu jepen fonometra që nuk kushtojnë shumë që të bëjnë matjen e zhurmave dhe vendosjen e gjobave etj.

Kjo pasi është në kompetencë të policisë bashkiake të veproj, referuar dhe ligjit nr 8224 datë 15. 05. 1997, neni 8, ku shprehet qartë se një nga detyrat e policisë bashkiake është: -Punon për sigurimin e  e  zbatimit  efektiv të  akteve  të  nxjerra  nga  Kryetari i  Bashkisë,  si  edhe 

nga  Këshilli  Bashkiak,  të  cilat  kanë  të  bëjnë  me sigurimin  e  rendit  dhe  të  qetësisë

si  edhe  mbarëvajtjen e punëve  publike.

Gjithashtu nga anëtarë të tjerë të shoqërisë civile u sugjerua që të bëhet një informim-ndërgjegjësim i vazhdueshëm i biznesve në lidhje me standardet e OBSH-së në lidhje me normat e palejuara të zhurmave që shkaktojnë ndotje akustike dhe të sanksioneve që do të kenë nëse nuk i zbatojnë këto rregulla; plani të monitorohet nga të jashtëm etj.

Si përmbyllje të takimit, Diana Mile, Drejtoreshë e Politikave Mjedisore dhe Edukimit, në Bashkinë e Tiranës propozoi të ngrihet një grup i shoqërisë civile dhe çdo 6 muaj të diskutohet mbi ecurinë e planit.