Si e ndryshojnë zhurmat jetën tonë?

Paqja dhe qetësia në Tiranë janë kthyer në një luks ndërkohë që zhurma dhe stresi janë ushqimi I përditshëm në qytetin tonë.

Në rrugët kryesore të Tiranës nga monitorimi I Ecovolis del qartaz se zhurmat janë dyfish mbi normën e lejuar. Te 21 Dhjetori, Zogu I Zi, te Komuna e Parisit, te Ish stacioni trenit dhe në shumë bllokime të tjera të trafikut , zhurmat nga trafiku arrijnë deri në 100 Decibel në rrugë dhe deri në 70-80 decibel në shtëpi.

Norma europiane e zhurmave të pranueshme është 75 decibel ditën në rrugë, ndërsa në zonat e banuara edhe në shtëpi është 55 decibel ditën dhe 45b decibel natën.

Ndotësit kryesorë në Tiranë janë:

Motorrat papaqi.

2 në 3 motorra që qarkullojnë në Tiranë janë jashtë standardit europian për zhurmat. Bëhet fjalë për motorrin më popullor në Shqipëri dhe më të zhurmshëm, papaqin e famshëm që arrin deri në 110 decibel zhurmë. Këta motorra në Tiranë nuk pushojnë as edhe një sekondë, së shpërndari pica, sufllaqe, deri te lulet.

Qyteti Kantier Ndërtimi/ 24 Orë.

Kantieri i madh në të cilin është kthyer Tirana, bën që puna të vazhdojë 24 orë pa pushim, ditë dhe natë, të shtunë dhe të dielë. Të gjithë e dimë cdo të thotë të të ndërtohet një pallat afër dhomës së gjumit. Deri ditën që pallati të mbarojë gjumi është me pikatore. Mijëra kamiona, betoniere, buldoziera, makineri të rënda veçse ndosin ajrin , ndosin akoma më shumë me zhurmat e tyre.

Trafiku I rënduar.

Shtimi supersonik I makinave , nga urbanizimi me shpejtësi sketerre dhe mbipopullimi I Tiranës , ka bërë që trafiku në qytet të jetë dhe ndotësi më I madh nga zhurmat. Ato clirojnë zhurmë nga uturima e motorrave, zhurma me frekuenca të ulëta edhe më të dëmshme nga fërkimi I rrotave, dhe në një qytet pa sinjalistikë kundra zhurmave, boria e makinës është sporti më I preferuar në cdo semafor I shoferëve tanë.

Punimet e zhurmshme në rikonstruktime biznesesh, bare dhe restorantesh.

“Në rrugët kryesore të Tiranës nga monitorimi I Ecovolis del qartaz se zhurmat janë dyfish mbi normën e lejuar”

— jo zhurmes

Këto janë thuajse çdo 6 muaj në një qytet ku I njëjti ambient ndrron profil biznesi cdo 6 muaj nga një ekonomi e dobët dhe e paqëndrueshme.

Por a ka ligj për zhurmat ? pse nuk respektohet?