Një ditë pa zhurma, është një ditë e jetuar bukur.
Një natë pa zhurma, është një gjumë i mirë që të zgjat jetën.
Ekovolis është duke zbatuar projektin: “Politika mjedisore të veprojë realisht ndaj ndotjes se zhurmës, këtij armiku të padukshem të shëndetit publik”, mbështetur nga Co-PLAN dhe financuar nga Bashkimi Evropian.

Objektivat e këtij projekti janë:
1.Rritja e ndërgjegjësimit për ndotjen e zhurmës nga publiku i gjerë dhe autoritetet përkatëse, e nevojshme për përmirësimin e efektivitetit të politikave për të zvogëluar zhurmën mjedisore
2.Implementimi real i Politikave Mjedisore te formuluara ne ligjin dhe Planet kombetare dhe lokale te veprimit per menaxhimin e qendrueshem te ndotjes akustike sipas direktivave te BE.