Parisi do të përdorë sensorë të zërit për të gjobitur automjetet që shkaktojnë ndotje akustike

Parisi tashmë ka ndërmarrë hapa për të ulur shpejtësinë e makinave në rrugë, si dhe për t’i larguar ato tërësisht nga qendra e qytetit. Po përgatitet të vendosë teknologjinë e zbulimit të ndotjes akustike, të njohur si “Medusa”.

Më 12 tetor, këshilli i qytetit votoi një plan të ri për të luftuar ndotjen akustike të krijuar nga motoçikletat dhe automjetet e tjera me zhurmë. Pajisjet, të quajtura “Medusa”, përdorin një kombinim të katër mikrofonave dhe dy kamerave për të hartuar nivelet e zhurmës kur tingujt tejkalojnë një nivel të caktuar në decibel.

Pajisja regjistron tingullin dhe nëse kalon nivelet e lejuara, nxjerr automatikisht një fotografi të patentës dhe gjobit shoferin.

Teknologjia është pjesë e një plani ambicioz shumëvjeçar, të bërë me dije për herë të parë nga gazeta franceze Libération, për të luftuar ndotjen akustike në zonat e banuara dhe industriale në të gjithë qytetin. Medusa, e zhvilluar nga organizata jofitimprurëse e monitorimit të zhurmës Bruitparif u shfaq për herë të parë në një periferi të Parisit në vitin 2019.

Duke filluar nga nëntori, ato do të instalohen në dy lagje në Paris si pjesë e një programi pilot tre-mujor për të testuar teknologjinë në një mjedis të jetës urbane.

Qytetet franceze kanë qenë pionierë për të luftuar ndotjen akustike të shkaktuar nga trafiku, e cila përbën rrezik për shëndetin publik.

“Pajisja regjistron tingullin dhe nëse kalon nivelet e lejuara, nxjerr automatikisht një fotografi të patentës dhe gjobit shoferin”

— JO ZHURMES

Kryebashkiakia Anne Hidalgo e bëri reduktimin e ndotjes akustike pjesë të fushatës së saj të rizgjedhjes 2020. Ndotja akustike është një çështje kryesore në Francë pas ndotjes së ajrit.

Një studim nga shoqata Bruitparif zbuloi se në rajonin më të madh të Parisit, ndikimet shëndetësore të zhurmës mund t’i kushtojnë një personi mesatarisht 10 muaj jetë dhe studimi i korrikut 2021 vlerësoi se kostot shëndetësore sociale që rezultojnë nga ndotja akustike – sëmundjet, shtrimi në spital, vitet e humbura të punës – mund t’i kushtojë Francës 156 miliardë euro (181 miliardë dollarë) në vit.

Zhurmat nga ambulancat ose ose gjatë rregullimit të rrugëve, janë një aspekt i jetës urbane në mbarë botën. Por është më shumë se thjesht një bezdi kalimtare; me kalimin e kohës, ekspozimi i përsëritur ndaj zhurmës së tepërt mund të ndikojë në aftësinë e një personi për t’u fokusuar dhe për të fjetur, dhe të shkaktojë dëme psikologjike dhe kardiovaskulare.