Paqja me zhurmat. Çfarë është në dorën tonë ?

Një marrëveshje mes qytetarësh (dhe institucionesh) mund të sjelli paqen për zhurmat, shumë më shpejtë se ligji, shteti dhe bashkia.

Gjatë monitorimit në udhëkryqe u vunë re disa zhurmues të cilët mund të kufizoheshin menjëherë.

1. Bilbili i policit shtonte me 10 Decibel ndotjen akustike në cdo udhekryq. Ndonese qellimi eshte te pershpejtoje levizjen e mjeteve ne udhekryqe, ndotja nga bilbili i oficerit te policise sot ndot plot 10 Decibel ne cdo udhekryq. Sikur qytetarët të mbanin vetë ritmin korrekt të nisjes, kjo zhurmë mund të evitohet që sot.

2. Nisja e motorrave me shpejtesi dhe uturimë të madhe shkaktonte po ashtu 10-15  Decibel te tjera zhurme ndotëse shtese pa asnje nevoje. Nese nisja e motorrit behej me shpejtesi normale ajo shtonte vetem 3-4 Decibel, ndryshe nga nisja me shpejtesi dhe uturime mbytese prej 10-15 Decibel. Kjo është në dorën e përdoruesve të motorrave , të nisen me qetësi nga semafori.

Një marrëveshje mes qytetarësh (dhe institucionesh) mund të sjelli paqen për zhurmat, shumë më shpejtë se ligji, shteti dhe bashkia

– JO ZHURMES

3. Ambulancat me sirenat e tyre trefishojnë ndotjen akustike ne cdo udhekryq. Edhe pse rruga hapet shume pak nga sirenat e ambulancave per arsye te mungeses se hapesires ne karrexhate, sirenat ne semafor qe zgjasin deri ne 5 minuta e cojne ndotjen akustike ne udhekryqet kryesore edhe deri ne 100 Decibel kur kalon ambulanca. Ne lidhje me kete shoqata Ecovolis ka kerkuar informacion nga sherbimet e urgjences sa me shpejte ecin ambulancat duke perdorur sirenat dhe si do te ishte nje alternative qe ato te perdoreshin me pak, ose ne frekuenca me të rralla, te tipit nje alarm cdo 50 sekonda.

4. Kamionat , makinerite e renda te ndertimit, shtojne rreth 25 % të zhurmes në rruget dhe udhekryqet kryesore të Tiranës. Gjatë monitorimit del qartaz që ato nuk kanë kufizime ne orar lëvizje duke zhurmuar ditë dhe natë, pa asnjë kufizim. Sapo kalon një kamion apo makineri e rëndë frekuenca e zhurmes ne fonometer rritet me 10 – 15 Decibel. Frekuenca e levizjes se tyre eshte 1 në 10 makina është kamion me zhurme. Kjo ndotje është përgjegjesi kryesore e bashkisë , me numrin e madh të kantiereve që ka hapur në Tiranë, pa një studim të ndotjes së ajrit dhe zhurmave. Kjo është dhe një nga pengesat në monitorimin e cilësisë së ajrit dhe ndotjes nga zhurmat.

5. Kamionat e pastrimit te qytetit janë shqetësimi kryesor i qytetareve dhe komunitetit gjate oreve te vona te nates. Per shkak te trafikut te renduar, parkimeve dysh ne rruget kryesore, pastrimi i qytetit gjate dites merr me shume kohe. Makinat e mbeturinave mund te bllokohen deri ne 10-15 minuta gjate dites duke pastruar koshat. Kjo eshte arsyeja kryesore pse pastrimi i koshave behet naten, duke shqetesuar gjumin e banoreve. Në ish bllok dhe qendren e Tiranes pastrimi behet diten, ne shume pjese te tjera te qytetit pastrimi behet naten. Ne lidhje me kete ne faqen online Jo Zhurmes kane ardhur 4 denoncime nga qytetare te Tiranes, te cilet ishin ankuar dhe me pare ne Bashkine e Tiranes dhe Policine Bashkiake. Qytetaret nuk kishin marre asnje pergjigje, deri ne momentin qe ky problem u publikua ne rrjetet sociale te “Jo Zhurmes” dhe Ecovolis. Bashkia e Tiranes, nga monitorimi yne ka ndryshuar  orarin e mbledhjes se mbeturinave ne disa lagje, duke e kryer sherbimin e pastrimit paradite.

6. Marrëveshja më e madhe që mund të arrijmë vetë ne qytetarët si një komunitet që mirëkuptohemi janë;  Zhurmat  nga rregullimet e shtëpive në ditët e pushimit.Të shtunë , të dielë, ditë festash të mos kryejmë punime në shtëpi që në 6.30 -7 :00 të mëngjesit  është në dorën tonë. Nëse biem dakord që punimet të bëhen ditë jave, kjo do të përmirësonte pushimin e të gjithëve në ditët e qetësisë dhe pushimit.

7. Është në dorën tonë , kur hapet semafori jeshil dhe makina para është duke kontrolluar instagramin në vënd ti biem borive, mund të zbresim nga makina dhe ti biem xhamit të shoferit. Në këtë mënyrë shoferi do të ndërgjegjësohej ëdhe më shumë dhe askush nuk shurdhohet nga tortura e 10 borive së bashku.

8. Zhurmat kryesore brenda lagjeve vijne nga restaurimet e bizneseve si kafe, restorante, dyqane, furra buke, sherbime te ndryshme. Restaurimi i tyre ndodh në frekuenca të shpeshta, thuajse cdo 6 muaj dhe ka një impakt të madh në zhurmat brenda komunitetit. Kryesisht trapane , vidatore, gura fresibel (preres), cekic, matrapik, jane veglat qe shkaktojne shqetesim ne punimet e kateve te para qe jane dhe ambiente tregtare. Nëse këto restaurime do të përdornin më shumë masa për ndotjen nga zhurmat atom und të izoloheshin. Është detyrë e Bashkisë të monitorojë zhurmat që ata prodhojnë dhe të marri masat që punimet të kryhen sipas standardit.

9. Ndotja e zhurmës nga kantieret e Bashkisë. Kantieret e Bashkisë janë një shqetësim i vazhdueshem i komunitetit. Në shumë raste nuk  përdoret asnjë masë e izolimit akustik, ndotjes se ajrit dhe as ajo e sigurisë për kalimtarët. Punohet vazhdimisht në mënyrë të palajmëruar , me zhurmë  para shkollave , në orar mësimi, pa asnjë masë të izolimit të ndotjes akustike dhe ndotjes së ajrit. Nëse një institucion si Bashkia vendos standardet e kantiereve , atehere dhe ndertuesit do te kene nje pike referimi. Në lidhje me këtë shoqata Ecovolis ka dokumentuar disa raste të kantiereve që zhurmojnë para shkollave , pa lajmëruar, në orare të mësimit, pa asnjë masë për izolimin ndaj zhurmave .

10. Ndotja e madhe akustike nga Kantieret e Ndërtimit . Kantieret e ndërtimit janë shqetësimi kryesor i shumices qytetare. Ata besojnë se asnjë nga kantieret nuk i respekton rregullat ndaj zhurmave apo dhe ndotjes së ajrit qindra metra larg kantierit. Informacioni më i kërkuar nga portali i Jo Zhurmës ka qenë ligji mbi kantieret e ndërtimit dhe masat për uljen e zhurmës që këta të fundit duhet të respektojnë. Me sa kuptohet Bashkia e Tiranës nuk pas asnjë plan kundra zhurmave dhe ndotjes se ajrit kur ka dhene lejet e ndertimit. Që kjo ndotje të ulet duhet forca e komunitetit, në denoncime, në protesta, në procese gjyqësore, në debate publike dhe në emisione të investigimit të ndotjes së zhurmave dhe zbatimit të ligjit.

11. Ndotja nga zhurmat e trafikut, po ashtu e ka një zgjidhje. Duke përdoru më pak makinën, duke ecur më shumë në këmbë, ose duke pedaluar biçikletën pa zhurmë, jo vetëm që ul ndotjen nga zhurmat , por ndihmon të gjithë mjedisin e qytetit edhe me ajër më të pastër.

Qyteti i qetë , është në dorën tonë. Shumica e qytetarëve sot po kërkojnë qetësi. Që të ulim ndotjen nga zhurmat pa pritur Shtetin dhe Bashkinë, që kanë 15 vite pa asnjë veprim, duhet qytetaria , mirëkuptimi dhe njerëzia. Marrëveshja që të ulim nivelin e zhurmave mund të fillojë që sot mes nesh.