Ndotja nga zhurmat rrit rrezikun nga infarkti në zemër

Një studim i fundit evidenton se ekspozimi i zgjatur ndaj ndotjes së ajrit dhe trafikut mund të rrisë rrezikun e infarktit të zemrës tek gratë.

Studimi tregoi se dy ndotës të zakonshëm të ajrit, grimcat e imëta dhe dioksidi i nitrogjenit dhe ndotja e zhurmës së trafikut ndikuan në aftësinë e zemrës për të pompuar gjakun në mënyrë normale. Si rezultat, gratë që u ekspozuan ndaj këtyre ndotësve për 3 vjet kishin një rrezik prej 17% në rritje të problemeve me zemrën.

“Një studim i fundit evidenton se ekspozimi i zgjatur ndaj ndotjes së ajrit dhe trafikut mund të rrisë rrezikun e infarktit të zemrës tek gratë”

— jo zhurmes

Autori kryesor Youn-Hee Lim, një profesor asistent në Universitetin e Kopenhagenit në Danimarkë, tha: “Ne u befasuam nga fakti se si dy faktorë mjedisorë: ndotja e ajrit dhe zhurma e trafikut rrugor ndërveprojnë. “