Lajmi i Ditës: Thyerja e Heshtjes për zhurmat nga Bashkia Tiranë

Nivelet e zhurmës në Tiranë janë rritur nga zhvillimi i shpejtë urban, nga trafiku, kantieret e ndërtimit dhe ndërgjegja e ulët e komunitetit për pasojat e zhurmës në shëndet.

Ndërkohë që në shumë vënde zhurmat po zvogëlohen çdo vit për shkak të rritjes së ndërgjegjësimit të publikut për pasojat e zhurmës në shëndet, në Tiranë edhe pse ligji është miratuar që në 2007 nuk kishte ende asnjë veprim.

Shoqata Ecovolis filloi fushatën kundra zhurmave në Mars 2021.

Qëllimi ynë është që edhe në Tiranë komuniteti të ndërgjegjësohet për dëmet nga zhurmat, ti denoncojë ato dhe të përfshihet në fushatën për zbatimin e ligjit Anti Zhurmë.

Lajmi i mirë është se së fundmi Bashkia e Tiranës ka reaguar duke hartuar Planin e Veprimit për Zhurmat 2021 -2026.

Ky plan të cilin shoqata Ecovolis e ka para na jep shpresë se Ligji Anti Zhurmë do të veprojë së shpejti edhe në Tiranë, dhe ne mund të aspirojmë një Tiranë me më pak zhurma në të ardhmen.

Disa nga pikat e Planit të Veprimit të Bashkisë Tiranë kundër zhurmave përfshin.

1. Hartëzimin e zhurmave në qytet;

2. Do të evidentohen kopshtet dhe shkollat që janë anës rruge dhe janë të ekspozuara nga zhurmat, për tu buxhetuar izolimi akustik i tyre në të ardhmen;

3. Shërbimeve të shpërndarjes do tu kërkohet që motorrat e zhurmshëm të shpërndarjes së ushqimit të kalojnë në motorra elektrik me bateri;

4. Boritë e makinave kot të ndalohen, do të këshillohen shoferët dhe do të merren masa administrative deri sa kultura e borive kot të zhduket;

5. Kantiereve të ndërtimit do tu kërkohet të zbatojnë ligjin antizhurmë dhe oraret e punës;

6. Do të punësohen dy specialistë të Fizikës , Bashkia do të pajiset me fonometra dhe çdo subjekt që shkel rregullat do të ketë mundësi ta faktojë nivelin e zhurmës në moment.

“Shoqata Ecovolis filloi fushatën kundra zhurmave në Mars 2021”

— JO ZHURMES

Në datë 1 nëntor zhvillohet degjesa e pare publike me grupet e interesit te Planit te Veprimit te Zhurmave.

Shoqata Ecovolis nëpërmjet specialistëve të saj Shkëlqim Mema (Fizikë bërthamore) dhe Irena Dule ( avokate ) do të jetë pjesë e këshillimit në strategjinë për uljen e zhurmave dhe në planin lokal të veprimit.

Çdo qytetar ka në dorë të ndihmojë në uljen e zhurmave , duke u ndërgjegjësuar vetë, duke i denoncuar rastet në policinë e shtetit, duke kërkuar të zbatohet Ligji Anti Zhurmë.

Komuniteti i Tiranës shumë shpejt do të shohi rezultatet e para të fushatës Kundra Zhurmave.