Tërësisht në mbështetje të planit të Bashkisë së Tiranës për të reduktuar zhurmat në kryeqytet për krijimin e hartës së zonave të qeta.
🔊 Ndotja akustike është dyfish ndotje ndaj mjedisit dhe ndaj njeriut.
⛔Mjaft bori makinash ⛔mjaft muzikë e lartë poshtë pallateve ⛔mjaft zhurma në zona që duhet të jenë të qeta.
Të krijohet një model i mirë në #Tiranë për t’u përhapur pastaj në qytetet e tjera e me shumë përparësi në zonat bregdetare ku duhet të marrë fund historia e muzikës në kupë të qiellit dhe kakofonia që i imponohet egër pushuesve në çdo kohë të ditës.



“Ndotja akustike është dyfish ndotje, ndaj mjedisit dhe ndaj njeriut”
– Mirela kumbaro
Mirela Kumbaro: Së bashku me Erion Veliaj nisim një plan aksioni të përbashkët për reduktimin e zhurmave në qytet 📣🔕 si mënyra e vetme për të krijuar hartën e zonave të qeta në Tiranë, sidomos rreth shkollave, universiteteve dhe parqeve. 🌳🏡