Ekspertët: Zhurma, armiku i padukshëm i shëndetit publik

15 vite mosveprim

Gjatë pandemisë veshët na ranë në qetësi. Për pak kohë arritëm të dëgjonim cicërimat e zogjve. Stresi i pandemisë kishte të paktën një ekuilibrues qetësinë e veshëve. Nuk zgjati shumë dhe Tirana u kthye sërish në një fabrikë të madhe zhurmash.

Mijëra kamiona, motorra, makina , ambulanca, sirena policie, marmita të modifikuara, u kthyen të uturijnë cdo ditë në damarët e qytetit.

Tashmë nuk gjen paqe më në asnjë vend. Tirana është zyrtarisht qyteti më i ndotur nga zhurmat në Shqipëri dhe në Ballkan. 75% e zhurmave shkaktohen nga trafiku i cmendur. Me mijëra makina të rënda lëvizin pa kontroll orë pa orë. Mijëra motorra të zhurmshëm, me terrorin e tyre akustik,  ndosin çdo qelizë të qytetit. Nuk gjen një lagje në Tiranë që nuk ka një kantier ndërtimi me 3 turne pranë. Janë me qindra shkolla, kopshte, universitete, spitale, materniteti vetë , institucione, zyra dhe shtëpi , që jetojnë në nivelet e ndotjes industriale të zhurmës. 80-85 Decibel.

“Tashmë nuk gjen paqe më në asnjë vend. Tirana është zyrtarisht qyteti më i ndotur nga zhurmat në Shqipëri dhe në Ballkan”

– JO ZHURMES

Është e pamundur të studiosh, të punosh, të flesh, të jetosh me këto nivele zhurmash. Një studim i thjesht për nxënësit pranë zhurmës së rrugës nxjerr 4 muaj vonesë në aftësi leximi. Ta zbatojmë këtë vonesë nga zhurmat në gjumë, në punë, në shëndet, në jetë, i thonë çdo gjë ecën me vonesë.

Me gradaçelat që shumohen, me makinat që dyfishohen, me dijen e pakët , zbatimin zero për zhurmat, e nesërmja nuk do të gjejë më askënd në këtë qytet.

Që të kuptojmë zhurmat duhet të kuptojmë si funksionon shteti ynë. Miratohet një ligj shumë i mirë për zhurmat që në 2007, (pa zhurmë).  Rri i heshtur në mosveprim për 15 vjetë.  Bëhen rrugë , unaza, autostrada, ndërtohet qyteti i tërë, pa zbatuar ligjin e zhurmave, pa projekte të zhurmave, në dëm dhe mosdije të komunitetit. Ndërkohë banorët blejnë apartamente të shtrenjta në zonat më të ndotura nga zhurma, sepse as nuk monitorohet as nuk publikohet asnjë informacion. Normal që nuk shitet një apartament, ku nuk mund të flesh gjithë jetën nga zhurmat.

Pas 15 vitesh, me shumë vonesë, kujtohet dhe shoqëria civile . Por tashmë rrugët pa plan zhurme janë bërë, banesat pa izolim janë ndërtuar dhe shitur, ku monitorimi bëhet 1 herë në 7 vjetë, demi me i madh eshte bere.

Efekti i zhurmave në shëndet, vlerësohet i dyti pas ndotjes së ajrit. Tirana tashmë nuk po ja lë mangut asnjërës.

Diskutimi i bukur , mendimet e lira, eksperienca e fizikantit Shkëlqim Mema, (Guxho), së bashku me Lirën, e Eden, Eneidën e EcoAlbania, Dianën nga Mjedisi në Bashki, Bujanën nga Mileukontakt, Edvaldon psikolog, Arbjonën, gazetare, arritën dakordësime me vlerë për interesin publik; Ato do të publikohen në vijim.

jashtë tryeze;

Situata është jashtë kontrollit,

Kjo kauzë pa vetëdijen, angazhimin, presionin dhe pjesëmarrjen e komunitetit, e çdo qytetari, e mediave , nuk ka asnjë shans të fitojë. NE do të vuajmë shumë herë më keq nga zhurmat, po nuk vepruam sot.